Politika kushtëzon RTSH-në, Këshilli Drejtues pezullon skualifikimin e kandidatëve për drejtor pas kërkesës së PS e PD

RTSH do të duhej të ishte një institucion i pavarur nga politika, por për sa kohë bordi drejtues zgjidhet nga Parlamenti, atëherë kjo pavarësi politike nuk ekziston.

Këshilli Drejtues i RTSH-së përzgjodhi disa ditë më parë me votë 2 kandidaturat për kryetar të këtij institucioni, Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, duke eleminuar 3 kandidatët e tjerë: Kliton Ramën, Eni Vasilin dhe Ermal Hoxhën.

Pas këtij votimi, erdhën reagime të shumta, ku mes të tjerash veçohen ato të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, me anë të deputeteve Evis Kushi dhe Ina Zhupa, të cilat i kërkuan Këshillit të Medias të lejojë garën e hapur në atë institucion.

Reagimet e politikës kanë bërë që Këshilli Drejtues i RTSH-së të bëjë sot një mbledhje urgjente, ku është vendosur që skualifikimet e kandidatëve të pezullohen deri sa të zhvillohet një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias.

Pra, politika do të vendosë sërish kë të dojë në krye të RTSH-së, një institucioni që i pavarur është vetëm në letra dhe jo në realitet.