Policia tha se nuk merr përsipër protestën e PD, Berisha: Provokim! Opozita s’ka banditë të tipit Ilir Proda dhe Sokol Bizhga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se Policia nujk ka dhënë leje për protestën e kësaj të premteje para Kryeministrisë, pas informacioneve se mund të ketë akte dhune.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, ndërsa komunkatën e policisë e konsideroi si një provokim.

Berisha tha se opozita ka si platformë vetëm protesta paqësore dhe u distancua nga çdo akt dhune, duke ia atribuar incidentet e mëparshme provokimeve të policisë.

Sali Berisha: Komenti im është ky, narkopolicia të kryejë detyrat sepse zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë.
Çfarë mendoni, se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë më thotë ka tre ditë nuk vjen në shtëpi, nuk them se është arratisur, por komshia shpreh shqetësim, ku është, thotë.
Po, po, absolutisht.
Pra, ky është preokupimi.
Sidoqoftë, i bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SKAP, pa përjashtim, se largimi, absolutisht kudo që të shkojnë, do i gjejmë. Por është një akt shumë, shumë i turpshëm.
Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorët që nuk ua di emrat.
Ka një fugë masive nga administrata.
Për sa i përket asaj që thonë ata, rendin, protesta është paqësore.
Ne organizojmë vetëm protesta paqësore. Dhe ne e kemi platformë këtë, se po të mos donim ne, nuk thoshim ne protestë paqësore.
E keni dëgjuar në takime, më thonë pse thua paqësore. E them se e kemi platformë atë, e kam bindje, ne jemi opozitë demokratike.
Opozita nuk ka banditë, siç ka të tipit Proda dhe Sokol Bizhga.
Nuk ka në gjirin e saj kriminelë si ata, trafikantë, vrasës, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre që nuk ka asnjë impresion.
Opozita do të vazhdojë gjer në fitore të plotë dhe këta minj që po ikin, do kapen kudo që të jenë.
Ua them unë.
Se të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe momentin kur merr vesh se është lëshuar urdhërarresti, ia mbath dhe ikën, absolutisht së pari korrupsioni do shpallet krimi i rëndë.
Së dyti, largimi do të shpallet një krim që dyfishon dënimin, në mos trefishon dënimin. Çka do të thotë se do kalben në fyt.