Operacion i madh në Elbasan, dhjetëra urdhër arreste për kapjen e “spaçatorëve” të drogës

Një operacion i madh policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

FNSH dhe policia e Elbasanit kanë bërë kontroll në disa banesa. Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksioni ka qenë kapja e personave të përfshirë në fushën e narkotikëve.

Deri tani mësohet se janë dhjetëra të arrestuar, por nuk dihet identiteti i tyre. Thuhet se ata janë persona që shpërndanin kokainë, heroinë dhe hashash në Elbasan pranë gjimnazeve, universitetit dhe në lokale e cepa pallatesh.