Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Biçukas të Divjakës, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Policia bën me dije se 31 vjeçari A.S ishte duke punuar tokën, kur ka rënë në kontakt me elektricitetin dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.