Po manipulohet ngjarja? Policia tha ‘e arrestuam’, Prokuroria jep tjetër version dhe tenton t’i ulë dënimin djalit të anëtares së KLP-së, Rei Meta rrezikon deri në 5 vite burg

Gjykata e Vlorës vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 33 vjeçarin Rei Meta, i akuzuar për vrasjen e inxhinierit Armando Meshau pak ditë më parë në Vlorë. Pala mbrojtëse ka kërkuar “arrest shtëpie”, duke paraqitur në gjykatë edhe një raport që tregon se 55 vjeçari që ndërroi jetë kishte patur një ndërhyrje “bypass” në zemër.

Meta akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe rrezikon deri në 5 vite burg, ndëkrohë që për t’ia lehtësuar edhe më shumë dënimin mesa duket ka hyrë në lojë edhe vetë Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, Rei Meta është vetëdorëzuar në Policinë e Vlorës kur ka mësuar e 55 vjeçari kiishte ndërruar jetë, por ky ëhstë një veriosn krejt tjetër me atë që ka dhënë Policia 4 ditë më parë, kur ndodhi ngjarja. Sipas Policisë, 33 vjeçari u kap pas disa minutave ndjekje intensive, pra nuk kemi patur të bëjmë me një vetëdorëzim.

Por pse kjo deklaratë kontradiktore nga Prokuroria?

Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seitit, e cila mund të ketë përdorur ndikimin e saj në këtë çështje. Gjithashtu edhe motra e tij është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës, pra lidhjet e tij me Prokurorinë janë të shumta.

Nuk dihet nëse ka patur ndikim, por pa dyshim që Inspektoriati i Lartë i Drjtësisë duhet të fillojë ta ndjekë me më shumë  vëmendje këtë çështje, pais kemi të bëmë me një vrasje.

Njoftimi i Policisë:

Shkresa e Prokurorisë