Po jua marrin çdo ditë tokën rreth shtëpisë, çifti i të moshuarve: “Nuk kemi ku të ankohemi, na i shkatërruan të gjitha”

Një çift të moshuarish nga Senica e Sarandës janë dhunuar dhe kërcënuar nga të afërm që duan t’ju marrin pronën e tyre, edhe pse bashkia jua ka njohur pronën.

Foto dhe Almira Çollaku kanë treguar për News 24 se ata janë trashëgues të një toke në këtë fshat, por që prej 4 vitesh po përballen me presionet e vazhdueshme të një pale që pretendon se i zotëron. Sipas çiftit të të moshuarve, këta persona kanë lidhje me qeveritarë dhe prokurorë, ndaj dhe policia lokale nuk bën asgjë për t’i ndihmuar. Vetëm tre ditë më parë të moshuarit u dhunuan fizikisht nga pala tjetër që pretendon pronësinë dhe iu kërkon atyre të rreshtin se kërkuari pronat. Ata ju shkatërruan edhe një punishte të përpunimit të qumështit, por autoritetet lokale përsëri nuk bënë asgjë.

 “Nuk merret prona mqs unë kam vajzën prokurore, prona i takon pronarit, nuk merret me forcë. U kthyem nga emigrimi thamë se rëndon guri në vend të vetë. Nuk e di ku të ankohem me u bëra me keq se Rusia me Ukrainën dhe Serbia me Kosovën në pronat e trashëguara të prindërve të mi..jo në pronat e të huajve”, tha Foto Çollaku.

Pas shumë proceseve gjyqësore ata vazhdojnë të mbeten pronarë pa pronë, ndërsa zaptuesit iu marrin çdo ditë nga pak tokën rreth banesës së tyre të varfër.