Një shtetase e huaj ka protestuar në një mënyrë të pazakontë ditën e sotme para ambienteve të Prokurorisë së Tiranës.
Mësohet se vajza Kolumbia e cila ka vendosur të protestojë nudo para Prokurorisë (sikurse duket në video) ka ndërmarrë këtë akt për shkak të zvarritjes së hetimeve.
Çështja për të cilën ajo po hetohet është pasi është kapur me 5 gr kokainë dhe prokuroria po i mban peng procesin.
Shtetases nga Kolumbia i është sekuestruar pasaporta nga ana e policisë, dhe moskthimi i saj nga ana e Prokurorisë e ka detyruar që të zhvishet e të protestojë nudo para akuzës së Tiranës.
Vajza ka qëndruar 5 minuta nudo dhe më pas është larguar. Video është postuar edhe nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan:
“Për moshën mbi 18 vjeç. Një shtetase e huaj proteston nudo para Prokurorisë Felaj, per zgjatjen e procesit gjyqesor!”