“Po harxhon milionat për të burgosur emigrantët në Shqipëri”, Meloni replikon me Sea Watch: Po mbroj kufijtë italianë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka replikuar përmes rrjeteve sociale me OJQ gjermane Sea Watch.

Kjo e fundit e ka kritikuar Melonin për marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë, ndërsa e ka quajtur kampin në Gjadër një burg për mijëra emigrantë, ndërkohë që paratë mund të ishin përdorur për t’i mirëpritur ata në Itali,

Kryeministrja i është përgjigjur duke thënë se ajo po mbron kufijtë italianë dhe po përpiqet të ndalojë trafikun e qenieve njerëzore.

“Qeveria Meloni e patriotëve të vetëshpallur shpenzon qindra milionë euro të taksapaguesve për të deportuar dhe burgosur disa mijëra emigrantë në Shqipëri. Ndoshta taksat e italianëve mund të shpenzohen më mirë, për të mirëpritur dhe përfshirë, në vend që të refuzohen”, shkruan Sea Ëatch.

Përgjigjja e Melonit:

“Qeveria Meloni e patriotëve të vetëshpallur shpenzon qindra milionë euro të taksapaguesve për të deportuar dhe burgosur disa mijëra emigrantë në Shqipëri. Ndoshta taksat e italianëve mund të shpenzohen më mirë, për të mirëpritur dhe përfshirë, në vend që të refuzohen”, shkruan Sea Watch.

Kujtojmë se punimet në kampet e emigrantëve kanë përfunduar dhe refugjatët e parë do të sillen në Shqipëri brenda pak ditëve.