EMRI/ Po hapte një pus uji, aksidentohet për vdekje 55-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Koplik.

Policia njoftoi se Astrit Himaj duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Mehaj” të Koplikut në Malësi të Madhe.

“Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton Policia.