Po e pyeste për korrupsionin, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, Rama acarohet me gazetarin britanik dhe lë në mes intervistën

Nuk ka qenë një intervistë e lehtë ajo e kryeministrit Rama në “Channel 5” me gazetarin Andrew Callaghan, pasi ky i fundit i ka drejtuar kreut të qeverisë shqiptare disa pyetje për çështjet më të nxehta në Shqipëri.

Gazetari i drejtoi pyetje Ramës në lidhje me hetimet për korrupsion të anëtarëve të qeverisë së tij, për pastrimin e parave, trafiku e drogës dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushnerin.

I gjendur në mes të këtyre pyetjeve, të cilave nuk donte t’u kthente përgjigje, Rama zgjodhi rrugën e lehtë, duke e lënë në mes intervistën i acaruar.

Ka qenë vetë media angleze që ka publikuar momentin kur Rama ngrihet dhe lë në mes intervistën, teksa shkruan se intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama largohet nga intervista me Andrew Callaghan të “Channel 5”, në mes të hetimeve të gjera për korrupsion, pastrim parash, trafik droge dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushnerin. Intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme”, shkruan Channel 5.