“Plehrë”, ministrja Kumbaro nuk rresht së lëni nam, fyen qytetarët dhe fshin postimin

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirala Kumbaro ka lënë nam sërish me postimet e saj në rrjetet sociale. Në në postim të djeshëm, ajo i ka cilësuar qytetarët “plehra”, duke e ilustruar komentin me një foto kazani.

“Sapo mbaroi turnini ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores🧹

Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel❗️ qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua😡 ne koshin bosh 🚮, e le pisllekun tend ne trotuar‼️

Po çfare borxhi te kemi more….plehre❗️👊🏻

Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more…”, ishte teksti i pare.

Për më pas, Kumbaro është bërë sërish pishman dhe ka edituar tekstin dhe fjalën “plehrë” e zëvëndësoi me “I paudhë”. Në tekstin e fundit, ajo nuk ka kursyer as tonin kërcënues duke shtuar “nuk e di akoma kush je, por po të gjetëm….”

“Sapo mbaroi turni i ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores🧹

Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel❗️ qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua😡 ne koshin bosh 🚮, e le pisllekun tend ne trotuar‼️

Po çfare borxhi te kemi more… i paudhe❗️👊🏻

Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more…❗️

Nuk e di akoma kush je, por po te gjetem….😡❗️” është teksti i edituar për herë të 5-të.

Kjo është e disata herë që ministrja Kumbaro bën postime për të cilat pendohet. Në një dalje publike, ajo arriti deri aty sa mohoi të ketë ndryshuar postimet. Vetëm pak javë më parë, ajo lajmëroi në facebook se shazllonet do jenë falas në bregdetin e Himarës pas orës 19.00, duke u kthyer në objekt tallje nga qytetarët. Më pas ajo e fshiu postimin dhe e mohoi atë. Më pas, disa ditë më vonë, ajo ngratërroi Lumin Drino me Lumin Vjosë.