Një 26 vjeçar i quajtur Xhuljano Frroku është arrestuar në Lezhë pasi u zbulua se ishte autori i një plagosje në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 8 maj në ambientet e një bilardoje, ndërsa i plagosur mbeti një 22-vjeçar.
Policia ka proceduar penalisht dy shokët e autorit, Agustin Shahini dhe Leandro Frroku, sepse dyshohet se kanë bashkëpunuar me të për të dhunuar të riun.