Plagosi kunatin me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar Misir Trushin, 41 vjeç, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, Genci Mullaymeri, 54 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, pas një konflikti të çastit, në zonën e Kombinatit.

Sipas informacioneve zyrtare, shkak i përplasjes ka qenë dhuna e ushtruar nga Mullaymeri ndaj bashkëshortes së tij, motrës së Tanushit. Pas dhunës fizike dhe psikologjike ndaj saj, Tanushi ka ndërhyrë, duke përfunduar në përdorimin e armës.

Genci Mullaymeri, i cili mbeti i plagosur, është arrestuar gjithashtu nga Policia, pasi ndaj tij rëndojnë dyshime për ushtrim dhune në familje.

Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim nipin e Misir Trushit, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes dhe dyshohet të ketë dijeni për rrethanat.

Arma e përdorur në krim është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.