PJESA E TRETË/ Përgjimet që “fundosën” Fredi Belerin: Sherri në telefon me Kokaveshin! ‘Të kalojnë vajzat e të hidhet maruli’

Media Ditari ju sjell më poshtë pjesën e tretë të përgjimeve të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të cilët qëndrojnë në burg prej 12 Majit, pasi u kapën në flagrancë duke blerë vota.

Në pjesën e parë dhe të dytë të përgjimeve tregohej sesi Beleri dhe Kokaveshi u jepnin nga 50 euro votuesve personalisht, ndërsa kishte shpërblime edhe për ata që gjenin votues të tjerë.

Në pjesën e tretë, tregohet biseda mes Belerit dhe Kokaveshit, ku në një moment ka patur edhe një sherr mes tyre, pas telefonatës së Kokaveshit. Beleri i thotë “çfarë m**in do”, ndërsa Kokaveshi ia kthen: “të tërhiqesh nga budallaliqet e tua”. Nuk dihet se për çfarë janë zënë dy bashkëpunëtorët, por dihet që ka patur një mosmarrëveshje mes tyre.

Ndërkohë, Kokaveshi i ka dërguar edhe foto e kartave ID të dy vajzave, të cilat mesa duket jetonin në Greqi dhe do të shkonin në Himarë vetëm për të votuar. Pasi të kalonin konsullatën dhe të votonin për Belerin, do të merrnin edhe lekët.

Dy vajzat do merrnin shtetësinë greke me ndërmjetësimin e Belerit dhe Kokaveshit, e me pas këta do të shpërbleheshin për këtë gjë.

***Media Ditari disponon emrat e plotë të vajzave dhe ditëlindjet e tyre siç janë dërguar në mesazhe, por nuk po i bëjmë publike për të ruajtur privatësinë e tyre

Pjesa e përgjimeve për kartat greke