Një 10 vjeçare, nxënëse në një shkollë private është pickuar nga gjarpri këtë të mërkurë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e pasme të shkollës në zonën e Farkës, sipas njoftimit të policisë. Ndërkohë mësohet se 10 vjeçarja është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore por, nuk dihet si është gjendja e saj shëndetësore.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.