Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet Shefi i Kufirit në Kakavijë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ka arrestuar Shefin e Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë Arben Meta, pasi ditën e djeshme përplasi për vdekje një grua me makinë.

Efektivi, i arrestuar një ditë pas aksidentit tragjik dyshihet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Blutë informojnë se janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndëruar jetë. Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.