Përplasi burrin me karrocë në Maliq, arrestohet 20 vjeçari që u largua nga vendi i ngjarjes

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq.

Një 61 vjeçar u përplas teksa ishte me karrocë me kalë ndërsa shoferi 20 vjeçar që drejtonte mjetin tip “Audi”, u largua nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme policia njofton se i riu është vënë në pranga dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Audi”, i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,- thuhet në njoftimin e Policisë.