Përplaset për vdekje 7 vjeçari në Tiranë, arratiset shoferi që shkaktoi aksidentin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur 7 vjeçarin, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit

Si pasojë e plagëve të marrë, i mituri ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.