Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Korçë ku një 18 vjeçar u përplas me makinë e më pas u dhunua nga disa persona në lagjen nr.17.
Policia njofton se nga hetimet u ndalua Mateo Jahollari 18 vjeç (i dëmtuari nga konflikti i djeshëm) dhe Albano Berberi 40 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, disa ditë më parë, dyshohet se kanë goditur fizikisht njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht A. D., 27 vjeç, banues në Korçë dhe dyshohet se i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër, ku për arsye hetimore, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.