Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth, duke sjellë edhe evakuimin e dhjetëra familjeve dhe vështirësi për mijëra banorë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka dalë në terren së bashku me ekipet e emergjencës, për të parë nga afër situatën në zonat e Shkozetit dhe ish-Kënetës.
Reshjet duket se do të vijojnë edhe për disa ditë, ndaj duhet vigjilencë maksimale për të garantuar ndohmën dhe sigurinë e qytetarëve.
“Krah për krah me ekipet e emergjencave të Bashkisë Durrës, skuadrat e FARSH dhe AKMC vijojnë punën në çdo rrugë e çdo shtëpi, për largimin e ujit nga banesat.
Gjatë inspektimit në terren bashkë me kryetaren Emiriana Sako, pamë nga afër situatën në zonat e Shkozetit dhe ish-Kënetës.
Teksa rreshjet vijojnë, vigjilencë maksimale në orët në vijim për të garantuar ndihmë dhe siguri”, shkruan ministri Vengu.