Përmbyset traktori, ndërron jetë 45-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në fshatin Sheq të Bashkisë Dimal. Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga traktori.

Dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.