Përkeqësohet situata në Gramsh/ Flakët bllokojnë edhe ekipet e shpëtimit, Ministria thirrje urgjente banorëve: Largohuni nga këto 3 fshatra

Situata në Gramsh vijon të jetë kritike për shkak të dy fronteve të rrezikshme të zjarrit, ndërsa ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në tre fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Aktualisht ekipet që kanë shkuar nga toka për të evakuuar banorët e kësaj zone janë të bllokuara dhe e kanë të pamundur avancimin më tej. Ndërkohë katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e dy vatrave masive të zjarrit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë 

Drejt vendngjarjes janë nisur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Minsitria e Mbrojtjes ka bërë përsëri një thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë që të largohen menjëherë nga banesat tyre.

THIRRJE URGJENTE!

Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.