Përjashtimi i Dash Sulës nga lista e PD për 11 Majin, Berisha: Ai është njeri i respektuar! Largimin e Sterjovskit nga koalicioni e quan tradhti

Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur për gazetarët përpara mbledhjes së Kryesisë ku do të vulosen emrat e kandidatëve për deputetë në 11 Maj.

I pyetur për përjashtimin e Dashnor Sulës nga kjo garë, Berisha tha se ai nuk është përjashtuar nga lista e hapur. Sipas Berishës, Sula është një njëri i respektuar ndërsa konfirmoi se nuk ka pasur një komunikim me deputeti demokrat.

“Asnjë gjë të tillë nuk ka. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbajë një qëndrim, por kjo listë këto mundësi kishte. Nga lista e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta.

Unë po e marr vesh nga ju. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Nuk e përjashtoj mundësinë që të më ketë dërguar mesazhe se telefoni im ka mijëra mesazhe. Por ajo që mund t’i them se ai është njeri i respektuar.

… Kjo nuk e zhbën procesin e primareve. Mos shkoni në ekstreme. Primaret janë një kriter themelor” tha Berisha.

Teksa u pyet nga gazetarët se si mund të linte jashtë liste një nga më të votuarit në primaret e Elbasanit, Berisha la të hapur mundësinë e përfshirjes së tij si kandidat më 11 Maj.

“Ajo nuk dihet. Ai deklaron, por pastaj mund të ndërrojë mendimin”, tha Berisha.

Ky i fundit, u pyet edhe për largimin e kryetarit të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste, që sipas Berishës është tradhti.

Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”.