Pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përfundoi fjalën e tij para mbështetsve të tij, këta të fundit hodhën molotv drejt Kryeministrisë.
Protesta u tensionua ndëtsa nuk munguan edhe përplasjet mes forcave të shtumta të policisë që rrethonin Kryeministrisë dhe qytetarëve.
Disa protestues hoqën gardhet që rrethonin godinën e kryeministrit duke u përplasur edhe me focat e rendit. Pas kësaj, protesta, e cila zgjati pak më shumë se një orë u mbyll.
Ndërkohë teksa mbajti fjalën e tij më herët, Berisha tha se Shqipëria sot ndodhet në një nga momentet më kritike.
Berisha theksoi se në 10 vite të qeverisjes së tij shqiptarët janë pakësuar dhe kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet.
“Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni sonte. Përshëndetjet më miqësore, nderimin më të madh ju burrave dhe grave djemve dhe vajzave që u ngritën sot si uraganë i shpresës besimit dhe shpëtimit të Shqipërisë e shqiptarëve. Ju flas sot në një nga momentet më kritike të kombit jo vetëm në 35 vitet e fundit por gjatë gjithë historisë së tij. Në 10 vitet fundit të këtij regjimi shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, pushtet, zi buke e çdo gjë tjetër. Në 10 vite kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet. Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak. Ne mblidhemi ën një moment kritik si kurrë më parë, sepse Edi Rama pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë tuaja , pasuritë publike po ka vendosur veten mbi ligji e kushtetutën dhe mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzoj me zero se jam mbi ligjin e kushtetutën”