Milena Derja, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë që nëpërmjet mashtrimit përfitoi 600 mijë euro, do të qëndrojë për 5 vite parapa hekurave.
Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit, që ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pavarësisht ankimimit të të pandehurës.
Pre e mashtrimeve të Milena Derjas ranë anëtarët e familjes Verracaku, të cilët i dhanë asaj 340 mijë euro, pasi Derja u premtoi se do t’i ndihmonte në një gjyq. Gjithashtu Milena derja mashtroi edhe shoqen e saj, të cilës i mori 230 mijë euro duke i premtuar se do t’i jepte bono thesari.
Por pasi shoqja e kuptoi mashtrimin, shkoi ta kallëzonte në polici. Në polici shkoi edhe Milena Derja, e cila kallëzoi familjen Verracaku për kanosje. Kërcënimet ishin bërë nga djali i Abedin Verrackaut, me këtë të fundit që u shpall në kërkim, së bahsku me dy djemtë, Shyqyri dhe Hasan Verracaku.