Gjykata e Apelit ka lënë në burg ditën e sotme ekonomisten 30 vjeçare Milena Deraj, pasi akuzohet se i ka marrë shuma të mëdha parash familjes Verracaku, me pretendimin se do i ndihmonte në një proces gjyqësor.
Deraj dyshohet se ka mashtruar në shumën e 540 mijë eurove.
Deraj, mashtroi shtetasit Abedin, Hasan dhe Shyqyri Verracaku duke iu marrë shumën 340 mijë euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që këta shtetas kishin lidhur me masakrën e Velipojës, të ndodhur në qershor të 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën. Mësohet se ka qenë vetë Deraj e cila është paraqitur në Polici ku dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kanë kërcënuar dhe kanosur.
30-vjeçarja ka mashtruar edhe një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro, në këmbin të bonove të thesarit. Kur ajo kuptoi se ishte mashtruar, atëhere u paraqit në Polici ku dhe denoncoi rastin.