Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur për herë të tretë në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Myzyri është një nga vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Aktualisht nuk dihen ende arsyet e thirrjes së tij në SPAK.
Aktualisht nuk dihen rrethanat apo çështjet për të cilat është pyetur nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ai mban këtë post që prej vitti 2020.
Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare.