Pensionistët presin me orë të tëra për abonetë falas, Qëndresa Qytetare: Mjafton libreza, pse duhet të torturohen në radhë

Qëndresa Qytetare ka publikuar sot pamjet teksa dhjetëra pensionistë qëndrojnë në radhë për të marrë një abone për të lëvizur falas në urbanet e kryeqytetit.

Ata qëndrojnë disa orë në pritje për të marrë abonetë ndërsa Qëndresa Qytetare sugjeron si zgjidhje që pensionistët t’i paraqesin faturinos librezën e pensionit, ose ditën kur marrin pensionet në posta tu shpërndahen edhe abonetë.

Këto pensionistë, thuhet në reagim, në radhë nuk na nderojnë si shoqëri, ndaj kujdesi ndaj tyre nuk duhet të mbetet vetëm propagandë, por të bëhet realitet.

Reagimi:

Urbanët falas, pensionistëve u mjafton libreza, pse duhet të torturohen në radhë për abone!

Zakonisht në radhë për abone jemi mësuar të shohim student, por tashme që dhe pensionistët do udhëtojnë falas në urbanët e linjave të Kryeqytetit shumë prej tyre rrinë në radhë për të marrë një abone për të udhëtuar falas.

Kjo radhë ndoshta ja vlen, pasi shumë prej tyre pensionet i kanë minimale, por do ishte më dinjitoze që këta të moshuar të mos i linim në radhë për një abone falas.

Në rastin më të mirë do mjaftonte që pensionistët ti paraqisnin faturinos librezën e pensionit, ose ditën kur marrin pensionet në posta tu shpërndahen edhe abonetë.

Këto pensionistë në radhë nuk na nderojnë si shoqëri, ndaj kujdesi ndaj tyre nuk duhet të mbetet vetëm propagandë, por të bëhet realitet.