PD çel zyrtarisht fushatën elektorale në 11 Prill, Rama një ditë më pas

Ditën e shtunë, në datë 12 prill në sheshin “Skënderbej”, Partia Socialiste do të çel zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Burime për mediat bëjnë me dije se çelja e fushatës do të bëhet në mesditë në orën 12:00 të datës 12, të cilën socialistët e lidhin me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e BE-së. Ndërkohë që demokratët do hapin zyrtarisht fushatën në 11 Prill. Çelja e fushatës së PD do të behet në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Edhe pse zyrtarisht 11 Prilli është data zyrtare, të gjithë forcat politike kane afro një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë.

Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 Majit do të votojë edhe Diaspora. Sipas të dhënave të KQZ janë 245 mijë e 935 zgjedhës nga jashtë që janë regjistruar për votuar në 11 Maj. Në Parkun Olimpik të Tiranës ka nisur përgatitja e fletëve të votimit për Diasporën dhe më pas do të shpërndahen në vendet ku ata jetojnë.