PD bojkoton Territorialen, PS çon nesër në Kuvend ndryshimet në përbërjen e komisionit

Opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale këtë të hënë, pavarësisht ultimatumit të PS, se nëse ata bojkotonin sërish, do të çonin në Kuvend ndryshimet për përberjen e këtij komisioni.

Kryetari i këtij komisioni, Arbër Mazniku tha se kjo është mbledhja e katërt që opozita nuk vjen duke paralajëmruar se do ti drejtohen Kuvendit formalisht për të bërë ndryshimet në Komision, me qëllim sic tha ai ti hapet rruga punimeve të komisionit.

“Ne do ti drejtohemi seancës për të ndryshuar komisionin dhe ti hapim rrugën me shpejtësi dhe të fitojmë kohën e humbur” , tha Mazniku.

Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku ata do të kenë 9 anëtar dhe opozita 8, ndërkohë që nga forma e organizimit me dy bashkë kryetarë, pritet që drejtimin ta marrë vetëm PS, dhe një përfaqësues nga opozita të jetë në rolin e nënkryetarit.