Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për seancë paraprake për tre persona.
Mësohet se prokurori Elvin Gokaj la dërguar për gjykim mjekun onkolog Edmond Gashi, koordinatorin pranë Onkologjikut, Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, i cili dyshohet se ka korruptuar mjekët.
Ndaj të pandehurve është ngritur akuza e korrupsionit të kryer në bashkëpunim
Nga hetimet rezulton se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi.
Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.