Pasi mori nënshtetësinë shqiptare, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams është regjistruar si banor i Njësisë numër 2 në Tiranë.
Po ashtu Adams ka nisur procedurat për t’u pajisur me dokumente identifikimi shqiptare, përfshirë pasaportën dhe kartën e identitetit.
Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi,i cili ka ndarë foto në rrjetin e tij social Facebook, e ka cilësuar Adams si “banorin më të ri të njësisë”, duke e pritur atë në ambientet e institucionit lokal.
Kujtojmë se vizita e fundit e Eric Adams në Shqipëri ishte në tetor të 2025-ës, ku pati edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Adams e ka shprehur vazhdimisht simpatinë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Megjithatë dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Adams ka sjell edhe reagime të shumta në rrjet. Gazetari Mentor Kikia shprehet se janë disa kushte që duhen plotësuar për të marrë nënshtetësinë shqiptare, si koha e qendrimit ne nje vend, njohja e gjuhes, historisë, teksa Adams ka ardhur vetëm një herë në vendin tonë.
Ndërkohë ai shton se ka shumë qytetarë të Kosovës të cilët presin me vite për nënshtetësinë shqiptare, por ende nuk e kanë marrë.