Pallati nën flakë, momentet kur nëna me foshnjën nxiton të largohet! Raportohet për të lënduar

Një pallat është përfshirë nga flakët këtë të martë në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë të gjithë fasadën duke rrezikuar të gjithë kompleksin e banimit.

Në pamjet  e bëra publike, shihen nëna me foshnjen duke dalë nga pallati, si dhe po ashtu një e moshuar.

Po ashtu një grua, e cila ndodhej në banesë në momenti kur ra zjarri, është asfiksuar. Forcat zjarrfikëse me anë të shkallëve të tyre kanë mundur të nxjerrin atë prej godinës dhe më pas u transportua me urgjencë në spital.

Deri tani nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit që përfshiu pallatin.

Situata është mjaft dramatike, teksa dyshohet paraprakisht që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë, por kjo nuk është e konfirmuar.