Pasi gënjeu publikisht, ministrja Kumbaro lë nam përsëri, nuk di ku bie lumi Vjosa

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka lënë sërish nam me deklaratat e saj publike. 

Pasi gënjeu publikisht dy javë më parë, duke pohuar se ajo nuk kishte fshirë apo edituar një deklaratë fyese për pushuesit në Himarë, ku premtoi shazllone falas pas orës 19.00, kësaj radhe ka ngelur në gjeografi. 

Në Facebook, në faqen e saj zyrtare, ministrja Kumbaro i bëri jehonë mbledhjes së qeverisë në Tepelenë, “buzë Vjosës”. Por komentues të shumtë nisën ti komentojnë publikisht mungesën e thellë të njohurive, ndonëse ministre e Turizmit, se ndodhej buzë lumit Drino, dhe jo Vjosës.

Kaq mjaftoi dhe ministrja e Turizmit e rregulloi postimin. Por ndryshe nga Instagrami, rrjeti Facebook ruan të plota ndryshimet. Mesa duket, kesaj radhe ministrja pranoi publikisht gafën e saj, të cilat kanë qënë të shpeshta.