Pasagjeri pret damarët, avioni bën ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në avionin që po udhëtonte nga Lioni drejt Stambollit, ku një pasagjer afgan ka prerë damarët.

Kjo ka sjellë edhe panik te pasagjerët e tjerë, teksa piloti është detyruar të bëjë ulje në aeroportin e Rinasit.

Afgani, me leje qëndrimi franceze, është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që avioni do të niset sërish për të përfunduar udhëtimin drejt Stambollit.