Pas votimit në Kuvend, kabineti i ri qeveritar do të bëjë betimin të premten para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Mediat raportojnë se betimi i tyre do të zhvillohet paradite, në orën 10:00.
Ndërkaq, seanca parlamentare për votëbesimin e qeverisë ishte parashikuar maratonë, por ajo zgjati më pak se 30 minuta dhe si gjithmonë mazhoranca votoi kabinetin dhe programin e saj me shpejtësi.
Me 82 vota pro u miratua qeveria e re, me Edi Ramën kryeministër, Diellën ministre virtuale, dhe 16 ministra të tjerë. Fillimisht, në hapje të seancës mori fjalën kryeministri Edi Rama dhe më pas ia kaloi fjalën Diellës.
Kaq mjaftoi dhe deputetët e Partisë Demokratike dolën në foltore duke mos lejuar Ramën të prezantojë prograim qeverisës.
Mazhoranca nuk humbi kohë, por gjeti si justifikim protestën e opozitës, ndërsa kaloi me shpejtësi në procesin e votimit.
Si asnjëherë më parë, qeveria Rama merr votëbesim në Parlament pa ua prezantuar qytetarëve objektivat madhorë dhe prioritetet për katër vitet e ardhshme,