Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij për çështjen Veliaj foli edhe për “gazetarë specialë”, përveç prokurorëve specialë.
Një prej gazetareve të kronikës, e cila mbulon SPAK dhe drejtësinë në veprimtarinë e saj është Klodiana Lala. Ajo i është përgjigjur kryeministrit në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Sipas Lalës, kryeministri theksoi se Rama është i kapur në çark dhe përpiqet të sulmojë gazetarët. Ajo la të kuptihet se pas Veliajt, mund të jetë Rama ai që mund të ketë telashe me drejtësinë.
“Ju thatë në fund të emisionit, kur po bëheshim gati për të dalë, që zoti Rama ka folur për prokurori speciale dhe gazetarë specialë. Pra ne që mbulojmë drejtësinë mund të kemi marrë informacione nga SPAK. Në fakt më lumtë, sepse unë këtë punë kam dhe nuk është kryeredaktor Edi Rama që të më thotë si të bëj lajmet. Nëse kam thënë gjë të pavërtetë t’i drejtohen gjykatës dhe të më padisin. Në këtë rast, kryeministri, duke qenë se është i kapur në çark, po përpiqet të shmanget. Pas Veliajt kujt i shkon radha? Ramës besoj. Kam përshtypjen se diçka e madhe e shqetëson Ramën. Ai e ka shitur reformën në drejtësi si kalin e tij të betejës. Ai ka thënë se do të reformojë drejtësinë e reformuar, tani uji po i lag strofkullën e vet dhe merret me gazetarët specialë dhe prokurorët specialë. Mendoj se e shqetëson diçka thelbësore. E mbrojti prokurorinë, por tani iu bashkua Metës dhe Berishës duke goditur prokurorinë”, tha Lala.