Pas një takimi të suksesshëm me “emigrantët” e Greqisë, ku pjesa më e madhe e sallës ishte e mbushur me punonjës të administratës që kishin udhëtuar nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama ka publikuar vendin dhe datën e takimit me emigrantët shqiptarë në Itali.
Takimi do të bëhet të dielën e 26 Majit në Milano, në “Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA”, në një pallat të lojërave me dorë.
Ky do të jetë takimi i dytë turit të Ramës, i cili më pas do të udhëtojë edhe drejt Londrës dhe Duseldorfit, për të takuar edhe emigrantët në Angli dhe Gjermani.
“SË SHPEJTI
26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano
*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama.