Lulzim Basha tentoi disa herë të bëhej kryeministër, por në çdo zgjedhje përballë Edi ramës rezultati i tij vetëm përkeqësohej, ndaj u tërhoq për pak kohë, pasi nuk po mund të gjentë formulën fituese.
Tashmë Basha është rikthyer sërish në krye të Partisë Demokratike, dhe këtë herë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim. Me bluze në stilin “Zelensky”, kryetariu i ri i PD-së do të kërkojë sërish të fitojë përballë Ramës. Por në zgjedhjet e ardhshme Basha mund të ketë në dorë edhe skemën fituese, pasi këtë ia ka treguar avokat Spartak Ngjela në një intervistë.
Ky i fundit ka deklaruar se skema që Basha të marrë pushtetin ëhstë e thjeshtë: Duhet të bashkojë demokratët dhe të ketë përkrahjen e madhe të Uashingtonit.
“E ka nevojë primare të ecjes për të marrë pushtetin. Me 16 mijë vota nuk merret pushteti. Basha duhet domosdoshmërisht të bashkojë vlerat e mëdha intelektive që ka PD në perëndim dhe në Shqipëri që kanë qenë të mënjanuar nga lufta politike për karrierë individuale e të vijojë çështjen në funksion të marrjes së pushtetit. Po a ia arrin dot bashkimin kur një pjesë e demokratëve janë tek Berisha?
Është ky ekuacion. U= B (Uashington është i barabartë me Bashën). Nëse Basha do të ketë përkrahjen e madhe të Uashingtonit gjithçka bëhet. Nga sa po shoh Basha ka përkrahjen e Uashingtonit. Do shohim si të do të precipitojnë ngjarjet në shtator, por nëse do të ketë mbështetjen politike të Uashingtonit gjithçka bëhet”, tha Ngjela.
Nuk dihet nëse Basha do e marrë në konsideratë skemën e avokatit, por nëse e merr, atëherë ia ka rritur shanset vetes për t’u bërë kryeministër.