Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi këtë të martë për fletën e votimit, orarin e procesit dhe regjistrimin e subjekteve zgejdhore për zgjedhjet lokale të Kukësit në 24 shtator.
Kështu, KQZ vendosi që fleta e votimit të jetë në ngjyrë të artë si ajo e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Ndërkohë, si përherë, Qendrat e Votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Ndërsa subjektet politike kanë afat 1 shtatorin për t’u regjistruar pranë KQZ-së ndërsa 8 shtatori është afati i vlefshëm i zgjedhjes së kandidatit politik.
PS ka zgjedhur Albert Halilajn, ndërsa përmes Primareve kandidat i Rithemelimit është Emri Vata. Ndërkohë, Partia Demokratike zyrtare pritet të marrë një vendim nëse do ketë apo jo kandidatë të mërkurën e 30 gushtit, ku ka thirrur kryesinë e PD-së.
Zgjedhjet e bashkisë Kukës vijnë pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit, i përfshirë në skandalin e turpshëm seksual.