Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës? Poston Flamingon në Instagram

Një ditë pasi njoftoi largimin nga Partia Socialiste, duke dalë si deputete e pavarue, Marjana Koçeku pritet që ti bashkohet protestave për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Këtë të hënë Koçeku ka publikuar në Instagramin e saj një foto me Flamingo, simbol i protestës që sot ka hyrë në ditën e 16-të.

Mbetet për tu parë nëse ajo do të jetë fizikisht në protestën para Kryeministrisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Koçeku tha se do të jetë deputete e pavarur, duke shtuar se idealet dhe vlerat e saj janë ato që i ka patur para se të bashkohej me PS-në.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan ajo.