16 ditë protestë! Mijëra qytetarë mbushin Bulevardin, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen

Vijojnë prej 16 ditësh protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama. Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të hënë në sheshin Skënderbej dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ndaj edhe kanë dalë në protestë.

Edhe pse protesta e pati zanafillën lidhur me projektin luksoz në Zvërnec, ajo u kthye në një lëvizje kundër keqqeverisjes.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytetet e tjera të vendit, si Durrës, Korrcë, Vlorë e Fier, ndërkohë që edhe shqiptarët në Diasporë kanë protestuar në shumë qytete europiane.

“Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”, apo “Edi Rama dorëhiqu” janë disa nga pankartat e qytetarëve, të cilët kusht kryesor kanë largimin e qeverisë.