Kjo e enjte ka qenë një ditë e ngjeshur për kryeministrin Edi Rama. Teksa paradite ishte në Vlorë ku kërkoi shkarkimin e nënkryetarëve, drejtorëve dhe gjysmën e administratës së bashkisë, këtë pasdite ka thirrur ne takim deputetet e zgjedhur te Tiranes së bashku me përfaqësues të bashkisë Tiranë.
Në fokus të këtij takimi është koordinimi me punët dhe prioritetet e bashkisë, ku e pranishme është edhe kryetarja e deleguar në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
Por çfarë ndodhi sot në në Vlorë?
Kryesocialisti Rama kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve të Bashkisë Vlorë, shkarkimin e drejtorëve dhe gjysmën e administratës së Bashkisë.
Po ashtu kritika të forta ka patur dhe për deputetët aktualë të qarkut të Vlorës, lidhur me punën e deritanishme.
Ai ka ndryshuar kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Vlorë. Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetare, Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin.