Pas europianëve, Rama mbledh Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste

Pas Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Rama iu është kthyer çështjeve brenda Partisë Socialiste.

Në Kryesinë e Kuvendit sot u bë mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ku Rama diskutoi me deputetët çështjet me interes të socialistëve. Ai foli për angazhimin e deputetëve, të cilëve iu tha se duhet të jenë më aktivë në Kuvend dhe në terren.

Gjithashtu theksi u vendos te bashkëpunimi mes qeverisë dhe grupit parlamentar për mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Kreu i qeverisë kërkoi nga deputetët e mazhorancës që të angazhohen në diskutimin në Parlament të projektbuxhetit.

Në fillim të nëntorit pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kongresin e jashtëzakonshëm, ku Rama pritet të marrë edhe disa vendime të rëndësishme.