Nuk kanë kaluar shumë ditë nga përplasje në rrjetet sociale mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama për Gjykatën Speciale të Hagës, që mban të burgosur ish-krerët e UÇK-së.
Fillimisht ishte faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje që akuzonte Ramën si mbështetësin më të madh të “Speciales”, por më pas erdhi edhe reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, që hidhte akuza se VV-ja i donte në burg ish-krerët e UÇK-së.
Por ditën e sotme Rama dhe Kurti janë bërë bashkë në Londër, ku do të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, teksa të dy janë pritur nga mbreti Charles.
Samiti i Procesit të Berlinit është shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, teksa për herë të parë në këtë Samit do të jetë pjesëmarrës edhe kancelari gjerman Friedrich Merz.