Policia e Fierit ka sekuestruar pasuritë e një 36 vjeçari të quajtur Arbër Muça, pasi dyshohet se i ka siguruar përmes veprimtarive kriminale dhe narkotikëve.
Blutë e këtij qyteti kanë publikuar pamjet ndërsa konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
- 2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
•1 vendparkim në Tiranë;
•12 automjete;
•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.
“Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë. Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.