Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ka ngritur shqetësimin për projektin e Qeverisë shqiptare përmes ‘Paketës së Maleve’, duke e quajtur atë një grabitje të pronës private të qytetarëve shqiptarë.
“Nëse ke tokë në fshat…hap sytë sot. Sepse mund të mos e kesh nesër”.
Në një video-mesazh në rrjetet sociale, deputeti Kapri iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm prej këtij projekti pasi mund të humbasin pronën që kanë në fshat apo në mal, pasi Qeveria do të lejojë investime në toka që janë të pashfrytëzuara edhe nëse investuesi nuk është pronari i vërtetë i tokës.
Kapri i referohet një deklarate që ka bërë Kryeministri Edi Rama teksa ka shpjeguar se shteti, për tokën ku do të kryhet një investim, nuk merr përsipër të mbrojë pronarin duke ia kthyer atij pronën e vet, por premton një kompensim “qesharak” sipas deputetit të ‘Mundësia’.
“Pra Edi Rama e thotë vetë: nëse del dikush tjetër që pretendon pronën, ti nuk mbrohesh nga shteti. Përmes ‘Paketës së Maleve’, dikush i vendos gishtin pronës tënde dhe mund të ndërtojë. Ndërsa ti duhet të shkosh në gjyq. Edhe nëse fiton pas shume vitesh gjyq, nuk rimerr pronën, por një kompensim qesharak. Kjo është e rëndë. Shteti nuk mbron pronarin por zaptuesin”.
Erald Kapri ngre alarmin se modeli i zhvatjes së pronës publike nga investitorët strategjikë tashmë po vijon edhe në pronat private të qytetarëve përmes ‘Paketës së Maleve’.
Ai sjell në vëmendje rastet e dhënies së pronave publike në Jug të vendit, apo në Rrjoll tek investitorët që kanë prekur edhe zona të mbrojtura me ligj, ndërsa kërkon që kjo marrëzi sipas tij të marrë fund dhe shteti të garantojë të drejtën e pronës private të shqiptarëve.
“Është i njëjti model me pronën publike. Siç morën pikën e voçkel në Butrint, plazhet e Jugut me investitorë strategjikë, apo Rrjollin. Por tani ia kanë vënë syrin pronës private.
Prona është e shenjtë. Prona është atdheu. Pa pronë nuk mund të ndërtohet e ardhmja. Kjo marrëzi duhet të marrë fund. Ne duhet t’i garajtojmë dhe t’i kthejmë pronën çdo shqiptari”.
Partia Mundësia ka ngritur zërin dhe do të jetë gjithnjë në krah të qytetarëve të cilët përballen me padrejtësitë e pushtetit në dëm të pronës private duke e konsideruar të shenjtë të drejtën për pronësinë.
Deklarata e plotë e Erald Kaprit:
Nëse ke tokë në fshat…hap sytë sot.
Sepse mund të mos e kesh nesër. Degjojeni Ramën.
Rama: …në çdo rast kur në një kohë x shfaqet dikush tjetër me pretendimin që është pronari, shkon në gjyq fiton me atë, nuk merresh ti, merret shteti. I takon shtetit pastaj që ta kompensojë personin, i cili mund të shfaqet si pretendent i kësaj prone.
Pra Edi Rama e thotë vetë: nëse del dikush tjetër që pretendon pronën, ti nuk mbrohesh nga shteti.
Përmes ‘Paketës së Maleve’, dikush i vendos gishtin pronës tënde dhe mund të ndërtojë. Ndërsa ti duhet të shkosh në gjyq.
Edhe nëse fiton pas shume vitesh gjyq, nuk rimerr pronën, por një kompensim qesharak.
Kjo është e rende. Shteti nuk mbron pronarin por zaptuesin.
Është i njëjti model me pronën publike. Siç morën pikën e voçkel në Butrint, plazhet e Jugut me investitorë strategjikë, apo Rrjollin. Por tani ia kanë vënë syrin pronës private.
Prona është e shenjtë. Prona është atdheu. Pa pronë nuk mund të ndërtohet e ardhmja. Kjo marrëzi duhet të marrë fund. Ne duhet t’i garajtojmë dhe t’i kthejmë pronën çdo shqiptari.