Teksa sot ndodhet në Vlorë ku ka dal në terren rreth zonës së Lungomares për të parë nëse pas ultimatumit të tij janë liruar hapësirat publike, të cilat janë zaptuar nga pronarët e bizneseve, mësohet se kryeministri Edi Rama do të mbledh më datë 7 korrik kyetarët e bashkive.
Në fokus të këtij takimi do të jenë problematikat vendor dhe ato të sezonit. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u tregua kritik me kryetarët e bashkive, lidhur me qasjen e tyre ndaj bujqësisë.
Rama tha se kryebashkiakët janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit, dhe kërkoi që të bëhet një kthesë në këtë drejtim.
Sa i takon Vlorës, kryeministri Rama u ka bërë disa here thirrje bizneseve që të lirojnë hapësirat në zonën e Lungomares dhe sot ai shkoi sërish në qytetin bregdetar për të parë nga afër se sa është zbatuar porosia e tij.