Kolegji Zgjedhor ka vendosur që Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha të jetë forca kryesore opozitare e dalë nga zgjedhjet e 14 Majit, pas kërkesë-padisë së bërë nga kjo parti.
Edhe pse PD e drejtuar nga Basha nuk arriti të fitojë asnjë bashki në zgjedhjet e 14 Majit dhe në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kukës nuk do të ketë kandidat, Kolegji Zgjedhor ka vendosur që PD zyrtare të ketë 2 anëtarë në KZAZ.
Ky vendim shfuqizon vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe atë të KAS. Kujtojmë se PD zyrtare mori një nga rezultatet më të dobëta në të gjithë historinë e saj, pasi jo vetëm që nuk fitoi asnjë nga bashkitë, por doli e treta apo e katërta në disa prej tyre, duke marrë më pak vota edhe se disa parti të reja.
Në zgjedhjet e 14 Majit, pas Partisë Socialiste, rezultatin më të mirë e pati koalicioni “Bashkë Fitojmë” me parti kryesore Partinë e Lirisë, por për çudi, Kolegji ka vendosur që kjo parti të ketë vetëm 1 anëtar në KZAZ për zgjehdjet në Kukës.