Organizonin lojëra fati në një lokal, arrestohen tre persona në Pogradec

Tre persona u arrestuan në Pogradec pasi u kapën duke organizuar veprimtarinë e lojërave të fatit.

Po ashtu është shpallur në kërkim personi që posedonte ambientin ku këta persona ushtronin aktivitetin dhe 16 persona janë proceduar në gjendje të lirë.

Si provë materiale policia sekuestroi një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash. 

Të arrestuarit janë: – Aleks Pojanaku 48 vjeç, banues në Pogradec, Ergi Molla, 30 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, Edison Myftaraga, 29 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.